Felipe Melo është penduar me sjelljen e tij të pahijshme ndaj tifozëve të klubit të tij, gjatë ndeshjes kundër Sienës. Mesfushori i Juventus, i lodhur nga vërshëllimat e vazhdueshme, i ka fyer tifozët e “Zonjës së Vjetër”, të cilët janë revoltuar me sjelljen e tij.
“U kërkoj falje tifozëve. Isha i hidhëruar me rrjedhën e lojës dhe në një moment kritik më ka dalë nga goja një fjalë më shumë. Kërkoj falje për sjelljen time. Në atë momente të lojës përkrahja e tifozëve ishte vendimtare, vrapuam shumë dhe po provonim ta gjenim fitoren”, tha braziliani Melo.