11 mars 2010

Liga e Europës, sot ndeshjet e para për 1/8

Pas Ligës së Kampioneve, sot është radha e kupës së “vogël” të vazhdojë me takimet e para në fazën e 1/8. Në fushë zbresin disa prej gjigandëve të Europës.
Valencia-Verder Bremen është një nga përballjet e “nxehta” që rezervon mbrëmja e sotme. Në “Mestaja” vendasit do synojnë të vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive të këtij sezoni. Juventusi do ta luajë ndeshjen e parë në fushën e vet përballë Fulhamit. Anglezët janë një kundërshtar që nuk duhet nënvlerësuar aspak, pasi janë ekipi që eliminoi mbajtësin e kurorës, Shaktar Donjetskun.

Liverpuli do përballet në transfertë me francezët e Lilës, një sfidë e vështirë për të besuarit e Rafa Benitezit. Atletiko Madridi do kërkojë të ecë më tej në Europë. Kundërshtari i radhës për kryeqytetasit është Sportingu i Lisbonës. Benfika do presë në shtëpi Olimpikun e Marsejës, në një sfidë mes ekipesh që e njohin mirë veprimtarinë europiane.

Grekët e Panathinajkosit, të cilët eliminuan Romën në fazën paraardhëse, do luajnë në fushën e vet me Standardin e Liezhit. Në sfidat e tjera, Rubin Kazani do luajë në Rusi përballë kampionëve në fuqi të Bundesligës, Volfsburgut, kurse Hamburgu pret Anderlehtin.

Liga e Europës, ndeshjet e sotme:

Ora 19:00
Atletico Madrid- Sporting Lisbon
Hamburger-Anderlecht
Lille-Liverpool
Rubin Kazan-Wolfsburg

Ora 21:05
Benfica-Marseille
Juventus-Fulham
Panathinaikos-Standard Liege
Valencia-Werder Bremen