Filip Mekses ka bërë gati valixhet. Drejtuesit e Romës po marrin në konsideratë hipotezën për ta shitur mbrojtësin francez, që nga një lojtar thelbësor i mbrojtjes, me Klaudio Ranierin është kthyer në një element pa të cilin Roma mund të luajë.
Por kërkesa e verdhekuqve duket se ka bërë të tërhiqen mbrapa klubet që janë të interesuara për lojtarin, me Milanin dhe Juventusin në krye të listës, sepse pesëmbëdhjetë milionë euro janë një shifër e lartë dhe për rrjedhojë drejtuesit kuqezinj dhe ata bardhezinj për momentin nuk kanë ndërmend të bëjnë ndonjë lëvizje për të siguruar kartonin e mbrojtësit francez.