Emocionet e Ligës së kampionëve u pasuan mbrëmë nga ato të Ligës së Evropës, ku rezultate surprizë u dhuruan që në ndeshjet e para të 1/8-ve.
Italianët e Juventusit e patën fare të lehtë përballë Fulhamit duke arritur të fitojnë 3-1. Fillimisht për “zonjën e vjetër“ shënoi Legrotalje dhe Zebina.
Në minutën e 36-të Fulhami shënon në të vetmin rast që i jepet. Por, në fundin e pjesës së parë italianët shënojnë sërish, këtë herë me anë të francezit David Trezege.
Në pjesën e dytë asnjëra prej skuadrave nuk arriti të shënonte, megjithë rastet e krijuara. Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Londër, ku Juventusi duket më i favorizuar për të kaluar në cerekfinale pas kësaj fitoreje.
Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Hamburgu në fushën e vet ndaj Anderlehtit, ndërsa Standardi i Liezhit shokoi Athinën duke mposhtur 3-1 vendasit e Panathinaikosit.
Francezët e Lilës mundën me rezultatin minimal 1-0 anglezët e Liverpulit, duke lënë cdo gjë të hapur për ndeshjen e kthimit në “Amfield“. Ndërkohë, Atletiko e Madridit nuk mundi të shkonte më shumë se barazimi 0-0 brenda në fushën e vet përballë Sportingut të Lisbonës.
Përballje tjetër interesante ishte edhe ajo mes Valencias dhe Verder Bremenit, e cila përfundoi në barazim 1-1. Miqtë nga Gjermania ishin të parët që kaluan në avantazh në pjesën e parë me anë të Frings, i cili ekzekutoi saktë një penallti. Në pjesën e dytë Valencia mbetet me dhjetë futbollistë pas largimit me të kuq të Benegas. Por, vetëm një minut më vonë Mata barazon gjithcka, duke vulosur edhe rezultatin përfundimtar të ndehsjes.
Atletiko Madrid 0-0 Sportingu i Lisbonës
Hamburg 3-1 Anderleht
Lile 1-0 Liverpul
Rubin Kazan 1-1 Volfsburg
Benfika 1-1 Olimpuk i Marsejës
Juventus 3-1 Fulham
Panathinaikos 1-3 Standardi i Liezhit
Valencia 1-1 Verder Bremen