Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, beson se Fulhami ende mund ta përmbysë ndeshjen e Europa League kundër Juventusit.
United sot do të udhëtojë në Craven Cottage, vetëm 48 orë pasi ata u mposhtën me rezultat 3-1 nga Juventusi në ndeshjen e parë të Ligës Evropiane.
“Ata nuk janë ashtë gare. Ai gol i shënuar në udhëtim do të thotë diçka në Craven Cottage, pasi është një fushë e vështirë për të luajtur”.
“Nuk është ai Juventusi i vjetër, nga koha e Lippit. Ata ende janë një ekip i mirë, por Fulham vetëm ka nevojë të shënojë një herë, për ta bërë më interesante mbrëmjen për vete”, ka thënë Ferguson.