14 mars 2010
Trezege: Liga e Europës, më e rëndësishme se vendi i 4-t
“Midis vendit të katërt në kampionat dhe Ligës së Europës unë zgjedh të dytën, sepse nuk fitojmë një trofe prej tre vitesh dhe besoj se një sukses i tillë do të gëzonte si tifozët ashtu edhe klubin”. Tifozët ndoshta, por ka pak mundësi që Zhan-Klod Blank të jetë dakord me zgjedhjen e David Trezegesë, sepse ajo do të thoshte përjashtim nga Championsi dhe një humbje të konsiderueshme parash. Një nga obvjektivat e tjerë të Trezegolit, golashënuesi më i mirë i Juves në këtë sezon me 9 gola dhe shënuesi më i mirë i huaj i të gjitha kohërave me këtë fanellë (170), është në garë që të arrijë Roberto Betegan në podiumin e golashënuesve më të mirë bardhezi, në kuotën e 178 golave, dhe ndoshta me një gol më shumë të kapë Bonipertin në vendin e dytë prapa krahëve të të paarritshmit Del Piero. “170-ta është një shifër e bukur dhe shpresoj të shënoj edhe 8 herë të tjera për të kapur Betegën”, ka thënë Trezegue