15 mars 2010

City, ofertë e re për Buffonin

Manchester City është duke përgatitur ofertë të re për portierin e Juventusit, Gianluigi Buffon. E përditshmja angleze The Daily Mail ka shkruar të hënën se City synon të ofrojë 32 milionë funta për reprezentuesin italian, të cilin janë të gatshëm të paguajnë 175 mijë funta në javë.

Buffon ka insistuar se është i lumtur në Juventus dhe nuk dëshiron të largohet nga Torino, mirëpo City kërkon me ngulm transferimin e tij, edhe pse portieri i tyre, Shay Given, ka shkëlqyer me paraqitjet e tij këtë sezon.