12 mars 2010

Çezare Prandeli drejt Juventusit

Drejtori sportiv i Fiorentinës, Pantaleo Korvino, ka thënë se Prandeli nuk do të largohet deri në vitin 2011-të, por e ka lënë derën hapur: “Nëse do të largohet, duhet ta kërkojë ai një gjë të tillë”. U tha u bë. Trajneri aktual i skuadrës vjollcë duket se ka folur për kontratën dhe për buxhetin që duhet të ketë në dispozicon për merkaton me drejtuesit e Juventusit. Prandeli duket se është takuar më parë me Betegan dhe tani i takon klubit torinez të vendosë nëse do t’ia besojë skuadrën atij ose jo.