13 mars 2010
Man. Siti 30-35 milionë për Bufon
Mançester Siti rikthehet. Në shënjestrën e sheikut Mansur, në distancën e një viti nga megaoferta prej 75 milionë eurosh e refuzuar nga Juventus, është sërish numri një i bardhezinjve, Xhanluixhi Bufon. Tentativa e re mbart në vetvete dy ndryshime substanciale në krahasim me janarin e 2009-s: e para qëndron tek oferta, 30-35 milionë euro, jo më shumë; e dyta është te Juve, që nuk e ka refuzuar, madje po mendohet seriozisht për këtë hipotezë. Nëse për refuzimin e superofertës së sezonit të kaluar, drejtuesit bardhezi kishin reaguar pas një kohe thuajse të mjaftueshme sa për të pirë një kafe, në të tanishmen nuk ka ardhur ende.