Në mungesë të dy portierëve të parë, Bufon e Maninger (të dy të dëmtuar), të enjten ndaj Fulhamit në Ligën e Europës do luajë si titullar portieri i tretë, Karlo Pinsolio.
Bufoni do qëndrojë jashtë fushave deri në fillim të prillit, kurse austriaku Maninger do të rikthehet pas rreth 15-20 ditësh. 20-vjeçari Pinsoljo, i ardhur nga ekipet e të rinjve, mendohet nga trajneri Zakeroni si zgjedhje më e përshtatshme, në krahasim me Kimentin, që u aktivizua në sfidën e fundit në kampionat me Sienën.
Kjo është ndeshja e parë e Karlo Pinsoljos me skuadrën e “madhe”. Në vendimin e trajnerit për të zgjedhur 20-vjeçarin (i mbush pikërisht sot) në vend të Antonio Kimentit, ndoshta kanë ndikuar edhe tifozët, të cilët kanë qenë të pakënaqur nga paraqitja e 40-vjeçarit në barazimin 3-3 me Sienën të dielën në kampionat. Pinsoljo është shpallur portieri më i mirë i turneut të Viarexhos, turne që bardhezinjtë e “vegjël” e fituan pasi mundën në finale bashkëmoshatarët e Empolit me rezultatin 4-2.