11 mars 2010

Gigi Buffon së shpejti do të martohet

Portieri i Juventusit dhe i reprezentacionit italian, Gianluigi Buffon (32), me mediat ka ndarë informatën për planet e martesës me të dashurën e vet Alen Sheredova. “Jemi duke biseduar për dasëm e cila së shpejti do të vijë. Pse deri më tani ende nuk jemi martuar? Nuk kemi pasur kohë”, ka deklaruar ai. Sheredova, një model çek 32 vjeçare, e cila para pak kohësh lindi edhe fëmijën e dytë, ka shtuar: “Jam duke e pritur Gigin që të më përulet në gjunj me unazë diamanti në xhep. Ia linda dy fëmijë dhe këtë e kam merituar. Do t’i them ‘Po’ edhe pse do të bëhem Zonja Buffon që nuk është ku me ditë se çfarë mbiemri”. Është interesante se në gjuhën çeke, mbiemri Shereda do të thotë person i shëmtuar, që është një kontradiktë e tërësishme me pamjen e saj të përgjithshme.