12 shtator 2008

Shtyhet takimi Frankfurt - Karlsruhe

Takimi i parë i javës së katërt në Bundesliga ndërmjet Eintracht Frankfurtit dhe Karlsruhes, i cili është dashur të luhej sonte, është shtyrë për shkak të terenit të keq në stadiumin e Frankfurtit, kanë njoftuar zyrtarë të Federatës Gjermane të Futbollit.Vendimi për shtyrjen e ndeshjes ka ardhur pas inspektimit të terenit të cilin e ka bërë gjyqtari, Thorsten Kinhöfer, së bashku me disa zyrtarë të Bundesligas. Ata kanë vendosur se në këtë stadium nuk ekzistojnë kushte për lojë. Bari i stadiumit është dëmtuar si pasojë e koncertit të yllit të muzikës pop, Madonna.