Sulmuesi i Interit, Hernan Crespo, ka thënë se ai do të largohet në janar nëse nuk luan rregullisht me zikaltrit.“Dëshiroj të punoj shumë dhe të gjej vend në skuadër. Nëse nuk e arrij këtë, atëherë do të mendoj për një largim në janar”. “Tani për tani qëllimi im kryesor është që t’i përkushtohem Interit dhe pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë sulmuesi argjentinas.