12 shtator 2008

Mourinho ka probleme në mesfushë

Bosi i Interit, Jose Mourinho, po përballet me një krizë në mesfushë si pasojë e lëndimeve, për ndeshjen e nesërme në Serie A kundër Catanias.Dejan Stankovic dhe Luis Jimenez nuk mund të luajë si pasojë e lëndimit, derisa Patrick Vieira dhe Olivier Dacourt, janë duke u munduar të kthehen në formë pas problemeve të gjata me lëndime. Është mësuar se këta javë Mourinho nuk dëshiron të inkuadrojë asnjërin nga jugo-amerikanët, të cilët kanë qenë me skuadrat përfaqësuese për ndeshjet kualifikuese të KB 2010. Këtu përfshihen dy mesfushorët e domosdoshëm të zikaltërve Esteban Cambiasso dhe Javier Zanetti. Sido që të jetë, mungesa e opsioneve do ta detyrojë menaxherin që ose të rrezikojë me Vieran dhe Dacourtin ose të inkuadrojë në ndeshje të lodhurit, Cambiasso dhe Zanetti.