12 shtator 2008

Seko: Do të sjell Agueron te Juventusi

Drejtori sportiv i skuadrës së Juventusit është i bindur për objektivin e tij në sezonin e ardhshëm. Nuk është një rastësi që kohët e fundit vizitat e drejtuesit bardhezi në Madrid janë shtuar. Seko për sezonin që vjen synon t’u dhurojë tifozëve bardhezi sulmuesin argjentinas të Atletiko Madridit, Aguero: “Ëndrra ime është të sjellë Aguerën te Juventusi. Argjentinasi do të ishte sulmuesi i duhur për Juven dhe një trashëgimtar i denjë i Alesandro Del Pieros”, ka theksuar drejtuesi bardhezi, i cili nuk e fsheh aspak admirimin e tij për sulmuesin argjentinas të Atletiko Madridit. Por, për t’i marrë Agueron, Atletiko Madridit më parë “Zonja e Vjetër” duhet të derdhë plot 60 mijë euro në arkat e klubit spanjoll.