Trajneri i Manchester United, Alex Ferguson, ka thënë se Ronaldo është i gatshëm për t’u paraqitur në fushë dhe portugezi ndoshta mund të ketë rast të paraqitet edhe në ndeshjen e nesërme ndaj Liverpoolit.“Ronaldo ka filluar me stërvitjet, ai është me ekipin e parë”, ka thënë trajneri i kampionit të Anglisë dhe Evropës, Ferguson, për televizionin e klubit.“Është e mundur që ai të ftohet edhe për ndeshjen e nesërme, kush e di? Por, besoj se javën e ardhshme ai me siguri do të jetë i përfshirë”, ka shtuar skocezi.