Sulmuesi Fernando Torres dhe kapiteni Steven Gerrard, kanë qenë të pranishëm në stërvitjet e sotme dhe që të dy do të jenë në përbërjen e Liverpoolit për ndeshjen përballë kampionit të Premierligës, Manchester United.Të dy lojtarët kanë zhvilluar një stërvitje të lehtë sot, ndërsa Benitez pritet t’i përfshijë që të dy në përbërjen e cila nesër do të ndeshet me Djajtë e Kuq.“Të dy ndjehen shumë mirë. Ata kanë zhvilluar seancën e plotë të stërvitjeve sot. Nuk ishte e vështirë, por ata do të jenë në përbërje në ndeshjen e nesërme. Nëse janë në përbërje, kjo do të thotë se ata mund të luajnë”, ka thënë Benitez.“Kjo është shumë e rëndësishme për ne, pasi që ata janë dy lojtarë të cilët mund ta ndryshojnë rrjedhën e ndeshjes”, ka shtuar trajneri i Liverpoolit.
13 shtator 2008
Torres dhe Gerrard të gatshëm për United