12 shtator 2008

Berbatov: Nuk jam përtac

Sulmuesi i ri i Manchester Unitedit, Dimitar Berbatov, ka reaguar ndaj raporteve në media të cilat e përshkruajnë atë si joprofesionist dhe dembel.Sulmuesi bullgar e ka fituar statusin e superyllit pas kalimit në Tottenham në vitin 2006, për aftësinë e tij të pasimit dhe shënimit të golave. Mirëpo, te Spursat ishte Robbie Keane ai që vraponte pas topit. Prandaj mediat britanike e kanë vënë në dyshim përkushtimin e tij në lojë, derisa Wayne Rooney është sulmuesi i cili sakrifikohet për Man U, ata thonë se nuk do të ndodh ngjashëm edhe me Berbatov. Mirëpo sulmuesi ka mohuar se nuk është i përkushtuar në ndeshje duke thënë se ai është gjithmonë në gjendje gatishmërie për ta pranuar topin dhe për të shënuar. “Unë nuk mund të vrapoj pa arsye. Për këtë nganjëherë dukem përtac, unë jam gjithmonë i gatshëm. E pres shansin tim dhe mundohem të shënoj”, ka thënë Berbatov.