Filippo Inzaghi ka pësuar një lëndim gjatë një ndeshjeje miqësore të cilën Milani e luajti kundër Loganos, ndërsa pritet që në vend të tij të inkuadrohet Sheva ose Pato nga minuta e parë.Ancelottit pritet të luajë me formacionin 4-3-2-1 kundër Gonoas, ndërsa duhet të zgjedhë se kush do ta zëvendësojë Inzaghin e lënduar në sulm. Zgjidhja duhet të bëhet ndërmjet Alexandre Patos dhe Andrei Shevchenkos. Pato nuk duket se është në formë të mirë, pasi tregoi lojë të dobët gjatë ndeshjes miqësore kundër Luganos. Nga ana tjetër Shevchenko shënoi në të dyja ndeshjet për Ukrainën gjatë kualifikimeve për KB 2010, por mund të jetë i lodhur për ta luajtur krejt ndeshjen. Zgjidhja tjetër është ish-sulmuesi i Genoas, Marco Borriello, i cili ende nuk është rikuperuar mirë nga lëndimi. Ana pozitive e këtij takimi do të jetë rikthimi i Kakasë, ndërsa Ronaldinho sigurisht do të mungojë pasi që sot kthehet nga Brazili.
12 shtator 2008
Probleme për sulmin e Milanit