12 shtator 2008

Wenger: As për 135 milionë funte!

Arsene Wenger u ka thënë pronarëve të Manchester Cityt se Cesc Fabregas nuk është në shitje pavarësisht shumës të cilën ata e ofrojnë.“Nuk do ta shesim Cesc Fabregasin as për 135 milionë funte (169.5 milionë euro)”Fabregas është i ranguar lartë në listën e Abu Dhabi United Group, së bashku me Ronaldinho, Fernando Torres, Michael Essien dhe Cristiano Ronaldo. Mirëpo trajneri i topçinjve thotë se nuk është etik veprimi i pasanikëve të Cityt. “Ekzistojnë disa rregulla të cilat duhet të respektohen. Nuk mund që secili të vijë me një ofertë të re dhe me një shifër të madhe parash për t’i joshur lojtarët”. “Futbolli nuk është një supermarket. Kuptohet paratë kanë një rol të rëndësishëm në futboll, mirëpo të gjithë duhet ta kuptojnë se paratë duhet të shfrytëzohen mirë dhe në baza etike”, ka përfunduar Wenger