03 shtator 2008

Ronaldo do t’i bashkohet Flamengos

Sipas Gazzetta dello Sport legjenda braziliane, Ronaldo, do t’i bashkëngjitet skuadrës së Flamengos pas rikuperimit të plotë të tij.32-vjeçari është duke u rikuperuar pikërisht me skuadrën e Flamengos dhe nëse ai dëshmon se është i gatshëm të rikthehet në fushën e gjelbër, atëherë pritet që të qëndrojë te skuadra braziliane.Kohëve të fundit El Fenomeno ka qenë i lidhur me një kalim sensacional te Manchester City, mirëpo Gazzetta dello Sport njofton se kjo nuk do të ndodhë.“Jemi marrë vesh me agjentin e lojtarit, sapo të kthehet nga lëndimi do të ulemi dhe do të nënshkruajmë një marrëveshje”, ka thënë presidenti i Flamengos, Marcio Braga.