Drejtuesit e Real Madridit kanë njoftuar se pas shitjes së Robinhos te klubi i porsapasuruar, Manchester City, ka dashur të joshë edhe Ruud van Nistelrooyn.Padyshim që Abu Dhabi United Investment Group planifikon ta bëjë Cityn njërën nga skuadrat më të mëdha evropiane. Këtë e dëshmuan me rrëmbimin e Robinhos vetëm disa minuta para përfundimit të afatit kalimtar. Për ta treguar seriozitetin e tyre, grupi investues në krye me Sulaiman Al-Fahim, kanë dashur ta blejnë edhe sulmuesin holandez, Ruud van Nistelrooy, duke iu ofruar gjigantëve spanjollë një sasi të jashtëzakonshme parash. Edhe pse nuk është bërë e ditur shifra e saktë, e përditshmja “Marca” ka njoftuar se Al-Fahim ia kishte dorëzuar presidentit Calderon një çek me shumë zero, mirëpo mbretërit kanë refuzuar shitjen e sulmuesit të tyre.
03 shtator 2008
Madrid ka refuzuar një ofertë të majme për Nistelrooy