05 shtator 2008

Giggs: City nuk ka histori

Derisa pjesa tjetër e Premierligës shikon me nervozizëm në Manchester Cityn, Ryan Giggs thotë se klubi rival i qytetit nuk është asgjë më shumë se sa para të reja.Pronarët e rinj të Manchester Cityt, Abu Dhabi United Group (ADUG), së fundi harxhuan 32 milionë për të blerë Robinhon nga Real Madridi, që ishte edhe blerja më e shtrenjtë e Premierligës për këtë sezon.“City e ka pronarin më të pasur në botë, por unë ende e shoh United si klubin më të madh. United e ka statusin dhe historinë që e kanë ndërtuar me vite. Ne kemi tifozë në Indi, Kinë, Amerikën Jugore. Ky popullaritet është rezultat i historisë tonë. Paratë nuk do të thotë se do ta sjellin atë”, ka thënë Giggs.