05 shtator 2008

Barcelona së shpejti edhe në SHBA?

Klubi spanjoll Barcelona ka zhvilluar kontakte preliminare me Ligën Amerikane të Futbollit (MLS), rreth zgjerimit të ‘mbretërisë’ së tyre edhe në Shtetet e Bashkuara, duke krijuar një ekip simotër në Miami të Floridës.Sipas raporteve nga televizioni Univision, janë duke u bërë hapa që Barcelona ta zgjerojë aktivitetin e vet edhe në Amerikë, përmes krijimit të një klubi simotër në SHBA, saktësisht në Miami. Klubi do të emërtohet diçka si Barcelona USA.Presidenti i Barças, Joan Laporta, si duket ka udhëtuar në Miami për t’u takuar me zyrtarë të MLS dhe një varg biznesmenësh lokal dhe për të diskutuar të mundësinë e krimit të një ekipi në një të ardhme të afërt, pa ditur kohën e saktë.Barcelona dëshiron të ndjekë hapat e klubit meksikan Chivas, që zgjeroi aktivitetin edhe në MLS duke krijuar Chivas USA, në vitin 2004.