02 shtator 2008

Quaresma i ngazëllyer pas kalimit tek Inter

Anësori portugez, Ricardo Quaresma, ka folur për gëzimin e tij pas transferimit te skuadra e Interit.“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu dhe shpresoj se do ta jap kontributin tim për të fituar aq më shumë që mundem me këtë fanellë”, ishin fjalët e para të Quaresmas 24-vjeçari i cili do ta mbajë numrin 77, ka qenë kërkesa e veçantë e trajnerit të Interit, Jose Mourinho, për ta plotësuar formacionin e tij 4-3-3.