Mbrojtësi i Milanit i huazuar te Bayern Munich, Massimo Oddo, ka shpjeguar arsyen e tij pse ka kaluar te bavarezët dhe jo te Lyoni i Francës.“Bayerni është një skuadër e cila gjithmonë ka qenë në top-gjashtëshin e skuadrave më të mira në Evropë, me një traditë të madhe, me fitore dhe me tituj”.“Kam respekt edhe për Lyonin, mirëpo Bundesliga për mua është një kampionat më atraktiv sesa Liga e Parë e Francës”, ka thënë ish-lojtari i Lazios.www.grande-juve.tk