Pasi ka nënshkruar kontratën e tij me Interin, Zhoze Murinjo i ka kërkuar tre lojtarë në mënyrë të domosdoshme presidentit Masimo Morati, saktësisht Frenk Lampard, Amantino Mansini dhe Rikardo Kuarezmën. Me përjashtim të të parit, dy të tjerët tashmë janë pjesë e kampionëve të Italisë dhe trajneri portugez është më i qetë mbi ndërtimin e asaj skuadre fituese në Itali dhe Evropë, të cilën i ka premtuar Moratit. Gjithsesi, afrimi i bashkatdhetarit të tij në Milano e ka ekzaltuar në maksimum ish-teknikun e Portos dhe Çelsit. “Më në fund tashmë kam skuadrën që kam ëndërruar gjithmonë të stërvit. Falënderoj Kuarezmën që pranoi ftesën tonë, por mbin të gjitha sforcon ekonomike të kryer nga presidenti, Masimo Morati, i cili asnjëherë nuk më ka penguar në arritjen e objektivave të mija të merkatos. Tashmë na mbetet vetëm të vihemi në punë për ta shndërruar këtë grup lojtarësh në një makinë fituese e dominuese si në Itali, ashtu edhe në Evropë”, shprehet trajneri i Interit, Zhoze Murinjo.
02 shtator 2008
Murinjo: Tani kam skuadrën që ëndërroja