06 shtator 2008

Mourinho: Investitorët ‘e huaj’ duhet të mirëpriten

Trajneri i Interit, Jose Mourinho, beson se investitorët e huaj të cilën blejnë klubet e futbollit, do të jenë të mirë vetëm nëse tregojnë pasion dhe entuziazëm, si Roman Abramovic në Chelsea.“Si një profesionist po e krahasoj blerjen e fundit të Manchester Cityt nga arabët me eksperiencën time me Roman Abramovic në Chelsea, dhe mendoj se këta investitorë duhet të mirëpriten”, ka thënë Mourinho.“Megjithatë, besoj se ata duhet të mirëpriten vetëm nëse tregojnë pasion të madh po aq sa edhe kanë interes. Kam punuar tre vite me Abramovic, dhe çdokush fliste për paratë, por ai kishte një pasion të madh”, ka shtuar portugezi.