Kampioni i Botës në futboll, Italia, e ka filluar rrugën për në Afrikën e Jugut me fitore shumë më të vështirë saqë është menduar kundër Qipros.Të zgjedhurit e Lippit u përballën me një rezistencë të fuqishme nga skuadra nikoqire pavarësisht se ata shënuan të parët. Lëndimi i Alessandro Del Pieros e detyroi trajnerin italian të mos rrezikonte dhe kështu ai e filloi ndeshjen me formacionin 4-3-3, derisa treshen e sulmit e formonin Di Natale, Toni dhe Gilardino. Toto Di Natale ishte njeriu i cili ruajti nderin e kampionëve të botës me dygolëshin e tij. Vetëm pas tetë minutash lojë, sulmuesi i Udineses shënoi golin e parë në ndeshje. Pas barazimit të nikoqirëve me anë të Aloneftis (29’), Azzurët e patën të vështirë deri në fund të ndeshjes, saqë dukej se ndeshja do të përfundonte 1-1. Mirëpo sërish në skenë u shfaq Di Natale, i cili në minutat në vazhdim shënoi edhe golin e dytë (90+2), për ta shpëtuar Italinë nga turpërimi.www.grande-juve.tk