06 shtator 2008

Inter ekipi me buxhetin më të madh në Serie A

Mediat italiane bëjnë të ditur se dy ekipet e qytetit të Milanos, Interi dhe Milani, kryesojnë kur është fjala për pagat me të cilat i paguajnë lojtarët.Gazzetta dello Sport ka shkruar se ekipet nga Serie A, do të ndajnë rreth 768 milionë euro për paga, që është 100 milionë më shumë se vitin e kaluar.Sportivja shkruan se në maje të harxhimeve në tri vitet e fundit është kampioni i Serie A, Interi, i cili për paga ndan rreth 120 milionë euro, nga të cilat 11 milionë vetëm për sulmuesin Zlatan Ibrahimovic. I dyti në listë është Milani, falë të ardhurave të majme që i marrin përforcimet e reja, Ronaldinho dhe Shevchenko, por edhe fituesi i Topit të Artë, Kaka.Tabelën e top 3 ekipeve të Serie A që harxhojnë më së shumti në paga, e kompleton Juventusi, që është dëshmi se Zonja e Vjetër sërish dëshiron të kthehet në maje të Serie A.
www.grande-juve.tk