08 shtator 2008

Gattuso thyen dorën Azzurët

Kanë pësuar një tjetër goditje, pasi që ‘shkatërruesi i tyre’, Gennaro Gattuso, e ka thyer dorën dhe është e sigurt mungesa e tij në takimin kundër Gjeorgjisë.Mesfushori i Milanit e ka thyer kyçin e dorës në një aksident të pazakontë pasditen e sotme. Rino po merrte pjesë në një ndeshje miqësore kundër një skuadre lojtarësh të papunësuar, me ç’rast ishte rrëzuar në skaj të fushës dhe e kishte thyer dorën e majtë. ‘Ëndrra e keqe e Cristiano Ronaldos’ është dërguar menjëherë në spital dhe pas vërtetimit për thyerjen i është nënshtruar operacionit. Ende nuk është njoftuar se sa kohë do të mungojë Gattuso, mirëpo është e qartë se ai do të mungojë kundër Gjeorgjisë, dhe po ashtu mund t’i mungojë Milanit në disa ndeshje.
www.grande-juve.tk