08 shtator 2008

Fabregas: Duhet të përmirësohem në mbrojtje

Lojtari i Arsenalit, Cesc Fabregas, nuk ka qenë tërësisht i kënaqur me paraqitjen e tij në duelin me Bosnjë dhe Hercegovinën, gjatë të cilës Spanja siguroi fitore prej 1-0, me golin e David Villas.Pas golit të shënuar, Fabregas u zëvendësua nga përzgjedhësi Vincente del Bosque. Mesfushori i Arsenalit e pranon se duhet të përmirësohet në detyrat e tij në mbrojtje.“Gjithmonë më kanë nxjerrë nga loja kur kemi udhëhequr. Kjo do të thotë se duhet të përmirësohem në aftësitë e mia mbrojtëse, që të jem një lojtar i kompletuar i mesfushës”, ka thënë Fabregas.
www.grande-juve.tk