06 shtator 2008

Donadoni trajner i West Hamit?

Ish-trajneri i Përfaqësues italiane, Roberto Donadoni, ka shkuar në Londër ku do të intervistohet nga drejtuesit e West Ham United për ta marrë drejtimin e skuadrës së Ligës Premier, njoftojnë mediat britanike.Trajneri i Kroacisë, Slaven Bilic, është favoriti kryesor për ta udhëhequr skuadrën angleze, ndërkohë që në listë janë edhe emrat e ish-trajnerëve të skuadrave italiane Juventus dhe Inter, Didier Deschamps dhe Roberto Mancini, respektivisht. Mirëpo, udhëtimi i Donadonit në kryeqytetin anglez ka krijuar panik te skuadrat kundërshtare të West Ham.
www.grande-juve.tk