02 shtator 2008

Di Natale falënderon trajnerët që ia kanë dhënë mundësinë të tregohet

Sulmuesi i Italisë dhe Udineses, Antonio Di Natale, e ka falënderuar ish-trajnerin e Përfaqësueses italiane Roberto Donadoni dhe trajnerin aktual Marcello Lippi, që i kanë dhënë mundësinë të tregohet.“Dua ta falënderoj Donadonin që ma dha mundësinë të kaloj dy vite fantastike me kombëtaren”.“Dëshiroj që të bëhem lojtar më i mirë me Azzurët. Edhe Lippi ma ka mundësuar të njëjtën gjë, prandaj dua të jap gjithçka nga vetja”.Sulmuesi i Udines i cili ishte sulmuesi më i mirë në javën e parë të Serie A, ka folur edhe për Antonio Cassanon , i cili sërish është braktisur nga trajneri.“Cassano është shumë i talentuar, mirëpo në fund vlen vetëm fjala e Lippit. Si do që të jetë, mendoj se Cassano do t’ia dal mbanë të sigurojë një vend”, ka përfunduar Di Natale.Përfaqësuesja e Italisë do ta fillojë fushatën kualifikuese për Kampionatin e ardhshëm Botëror kundër Qipros më 6 shtator.