05 shtator 2008

City ne sulm, shenjestrohen Buffon e Gomez

Manchester City eshte skuadra qe per momentin ka terhequr gjithe vemendjen mediatike dhe sportive. Grupi arab ka hedhur “kthetrat” per te marre ne Manchester ajken e futbollit. Jo vetem Kaka, C.Ronaldo, Messi e Fabregas por dhe Mario Gomez e Buffon. Manchester City eshte skuadra qe per momentin ka terhequr gjithe vemendjen mediatike dhe sportive. Grupi arab ka hedhur “kthetrat” per te marre ne Manchester ajken e futbollit. Jo vetem Kaka, C.Ronaldo, Messi e Fabregas por dhe Mario Gomez i pelqen drejtuesve te “Citizens”. “Me kane kontaktuar por une kam nje kontrate me Shtutgartin dhe klubi ka thene se gjate ketij sezoni nuk do me lejoje te largohem. Nuk e kam aspak problem te luaj me kete skuader”, u shpreh sulmuesi gjerman ne nje interviste per gazeten “Bild”.

Buffon

Por ofertat marramendese te grupit nga Abu Dhabi nuk mbarojne me kaq, pasi Juventus eshte tronditur nga zerat per nje oferte marramendese ndaj Buffon. “Abu Dhabi United Group for Development and Investment” ka shenjestruar portierin me te mire ne bote, per te hedhur themelet e nje ‘Drem Team”. Per t’i rrembyer gardianin legjendar “Zonjes se Vjeter”, City eshte i gatshem te derdhe 70 milione euro ne arken e bardhezinjve.

Noel Gallagher Ndekohe, blerja e Manchester City nga grupi arab duket qe ka lumturuar tifozet e gjysmes se Manchester-it, pasi per here te pare pas shume vitesh, pjesa tjeter e qytetit do rivalizoje me dinjitet Manchester United qe ka dominuar perhere. Kete e tregojne qarte fjalet e themeluesit te grupit Oasis, Noel Gallagher, i cili njihet si nje tifoz i flakte i City-t. “E dija qe do vinte nje dite e tille dhe besnikeria ime do shperblehej por asnjehere nuk e kisha menduar keshtu. Tashme ka filluar nje ere e re ne futbollin boteror”, u shpreh i entuziazmuar muzikanti britanik.