04 shtator 2008

Cannavaro: Duhet të dëshmohemi sërish

Kapiteni i Italisë, Fabio Cannavaro, beson se ai dhe bashkëlojtarët e tij tek ekipi kombëtar duhet të dëshmohen si Kampionë Botërorë. Azurët fillojnë mbrojtjen e trofeut të Kupës Botërore gjatë të shtunës, me ndeshjen e parë kualifikuese në udhëtim në Qipro, ndërsa tjetra në shtëpi kundër Gjeorgjisë, gjatë të mërkurës në Udine.“Ne duhet të kualifikohemi për këtë objektiv të rëndësishëm në Kupën Botërore 2010 në Afrikën e Jugut. Jemi kampionë botërorë dhe duhet të dëshmohemi”, ka thënë mbrojtësi i Real Madridit.Cannavaro mungoi në Euro 2008, për shkak të lëndimit në gju të pësuar gjatë stërvitjeve.