08 shtator 2008

Berbatov nuk i ka standardet për United

Shtypi anglez ka shkruar se Dimitar Berbatov duhet të fillojë një kurs rigoroz fitnesi nëse dëshiron të mbërrijë hapin me lojtarët tjerë të Manchester United.Ish-sulmuesi i Tottenhamit ende nuk u është bashkëngjitur kampionëve për shkak të obligimeve të cilat i ka pasur me përfaqësuesen e Bullgarisë, e cila mbrëmë ka barazuar me Malin e Zi me rezultat 2-2. Sipas “News of the World”, porsa të arrijë në Old Trafford, sulmuesi do t’i nënshtrohet një ekzaminimi të plotë fizik para se të caktohet për ndonjë program fitnesi. Ish- sulmuesi i Leverkusenit po ashtu duhet të heqë dorë nga shprehia e tij e pirjes së duhanit, dhe duhet të ushtrojë vazhdimisht nëse dëshiron të krijojë një kondicion të barabartë me lojtarët tjerë të Manchës.