03 shtator 2008

Berbatov: Endrra m'u bë realitet

Pasi arriti të sigurojë kalimin tek Manchester United, sulmuesi bullgar Dimitar Berbatov flet për këtë situatë të re të tij në karrierë. Në një konferencë për shtyp, 27 vjeçari është shprehur i kënaqur për këtë lëvizje të tij në Old Treford pasi gjithnjë ka dashur të luajë për Djajtë e Kuq. ‘Qëllimi im ka qene të vishja fanelën e Manchester United,-është shprehur Berbatov.-Jam shumë i kënaqur për këtë lëvizje sepse është një ëndërr që u bë realitet. Prita për një muaj për këtë transferim dhe më vjen mirë që gjithcka më në fund u zgjidh”Ndërkohë, Berbatov nuk ka ngurruar të shprehë mirënjohjen e tij edhe për drejtuesit, futbollistët dhe tifozët e Tottenham për mbështetjen e dhënë gjate kohes qe ai ka qene ne Londer.‘Dua të falenderoj të gjithë te Tottenham –ka vijuar më tej sulmuesi bullgar. -Unë i jam mirënjohës këtij klubi edhe pse e di që shumë më kanë kritikuar që u largova. Gjithsesi nuk kam ndërmend të them ndonjë fjalë të keqe për asnjë tek kjo skuadër”.