Dy rivalët më të mëdhenj të futbollit spanjoll, Real Madrid dhe Barcelona, këtë vikend së bashku kanë hyrë në listën e rekordeve të La Ligas.Barcelona pësoi nga skuadra e rikthyer në La Liga, Numancia, me rezultat 1-0, ndërsa një orë e gjysmë më pas edhe Real Madridi u mposht nga Deportivo La Coruna në Riazor me rezultat 2-1. Edhe pse këto duken humbje të zakonshme, në fakt është hera e parë pas më shumë se 70 vitesh që gjigantët spanjollë kanë humbur në takimin e parë të sezonit të ri. Vetëm në sezonin e largët 1939/1940, dy skuadrat e mëdha evropiane e kanë shijuar humbjen që në javën e parë të hapjes së sezonit të ri. Asokohe, Madridi kishte humbur nga Sevilla, 3-1, ndërsa Barca nga rivalët e qytetit, Espanyol, me rezultat minimal 1-0. Kjo humbje do t’i inkurajojë rivalët kryesorë për titullin kampion, siç janë Valencia dhe Atletico Madridi, të cilët kanë shfaqur një formë të shkëlqyer në javën e parë të sezonit të ri.
01 shtator 2008
Barca dhe Reali kanë diçka të përbashkët