10 tetor 2011

Krkic: Meritoja më shumë te Barca


Sulmuesi i Romës, Bojan Krkic, mendon se nuk është trajtuar si duhet gjatë qëndrimit te Barcelona.

21-vjeçari u transferua në Itali gjatë afatit kalimtar veror, duke qenë se nuk po siguronte një vend të rëndësishëm te Blaugranët.

“Ishte e jashtëzakonshme të luaja për Barcelonën, por gjatë muajve të fundit atje, nuk më jepej shumë rasti për të luajtur, dhe për një lojtar kjo është shumë e rëndësishme”.

“Nuk kam asgjë kundër Guardiolas, sepse ai është trajneri më i mirë, por është e qartë se nuk isha i lumtur sezonin e fundit, sepse nuk më jepej mundësia që e meritoja”, ka thënë Krkic për Sport.es. /Telegrafi/