04 janar 2010

Juve, lind ideja Maksi Rodrigez

Në opoeracionin midis bardhezinjve dhe Atletiko Madridit për të çuar Tiagon në Spanjë, mund të bëhet pjesë edhe mesfushori argjentinas, Maksi Rodrigez.

Më parë, dy klubet ishin ulur në bisedime për të sjellë në Madrid Molinaron në formë huazimi (me të drtejtë blerjeje të plotë). Dukej se ishte gjetur akordi, por në momentet e fundit në mes është futur Shtutgarti, që ka ofruar më tepër se spanjollët për të bërë të vetin mbrojtësin anësor.

Megjithatë, në rrugë të mbarë duken tratativat për mesfushorin Tiago, që mund të veshë fanellën bardhekuqe në qershor. Duke përfituar nga kjo situatë, Juventusi mund të fusë në bisedime emrin e Maksi Rodrigez, për të cilin bardhezinjtë ishin interesuar edhe verën e kaluar.