Blackburn Rovers është i interesuar për sulmuesin e Monacos, Eidur Gudjohnsen, kanë njoftuar mediet angleze të hënën.Ylli islandez ishte në prag të transferimit në West Ham gjatë verës së kaluar, mirëpo në fund vendosi të kalojë në Francë.
Menaxheri i Blackburnit, Sam Allardyce, ka veçuar ish sulmuesin e Barcelonës si objektiv transferimi gjatë këtij afati kalimtar të janarit, pasi kishte punuar me të 10 vjet më parë gjatë kohës sa ishte në drejtim të Boltonit.