04 janar 2010

Hamburg e gjobit Ze Roberton

Ish reprezentuesi brazilian, Ze Roberto do të gjobitet nga Hamburgu, pasi nuk është kthyer me kohë nga pushimi në kampin përgatitor për pjesën e dytë të sezonit.
“Kemi marrë informacion se Ze Roberto nuk do të kthehet ashtu si ishte caktuar. Kjo është e papranueshme, andaj do ta gjobisim. Nuk kemi asgjë tjetër për të thënë. Jemi të përqendruar në futbollistët që janë këtu”, tha trajneri Bruno Labbadia nga kampi stërvitor i ekipit në Turqi. Ze Roberto iu bashkua Hamburgut në fillim të këtij sezoni nga Bayern Munich.