JUVELIVE

02 nëntor 2009

Vazhdon shkëlqimin

Albert Bunjaku vazhdon të shkëlqejë në Bundesliga 1. Sulmuesi kosovar, të shtunën e ka realizuar edhe golin e katërt të këtij sezoni për Nurnberg, i cili barazoi në shtëpi me Werder Bremen me rezultat 2:2. 25 vjeçari e shënoi edhe një gol, por ai u anulua nga gjyqtari i ndeshjes. Sipas tij, ky gol ka mundur ta përmbyllte dilemën e fituesit.
“Ndoshta, gjyqtari po mendonte se e kam prekur topin me dorë para se ta plasoja atë në rrjetë, por kjo nuk ishte e vërtet. As vet nuk e di se çka ishte në pyetje. Është mëkat që u anulua ky gol, i cili do të ishte i mjaftueshëm për të fituar”, theksoi ai për uebfaqen zyrtare të klubit.