JUVELIVE

02 nëntor 2009

Suarez preferon Barcelonën

Ylli i Ajaxit, Luis Suarez ka bërë të ditur se preferon t’i bashkohet Barcelonës. Reprezentuesi i Uruguait spekulohet se kërkohet edhe nga kampioni i Premierligës, Manchester United mirëpo ai ka pranuar se dëshiron të jetë pjesë e gjigantit katalan.
“Jam krenar që ekipet më të mira në botë janë të interesuara për mua. Është mirënjohje për atë që kam bërë deri më tani por duhet të qëndroj i qetë dhe të vazhdoj zhvillimin në Holandë. Është ëndërr e imja të luaj në Barcelonë, më pëlqen kjo ide” deklaroi ai.