Marco Borriello ka bërë të ditur se ishte afër përfundimit të karrierës pas lëndimit serioz, por është rikthyer me shpërthim për Milanin. Sulmuesi realizoi të dy golat në fitoren 2-0 ndaj Parmës, të shtunën, dhe u paraqit në 90 minuta të plotë.“Vetë paraqitja e plotë ishte diçka e veçantë, sepse nuk kam luajtur 90 minuta tash një vit. Kam pasur një seri të lëndimeve dhe duhet t’i falënderohem stafit mjekësor të Milanit për rikuperimin tim. Tani ndihem mirë”, tha ai.
27-vjeçari ka treguar se rrezikoi të mos rikthehet më kurrë në fushë. “Kam kaluar rrezikun e vërtetë të pensionimit. Kam konsideruar mundësinë e përfundimit të karrierës, pasi nëse nuk do të isha operuar, atëherë do ta kisha të pamundur të luaj përsëri. Por, i jam mirënjohës kirurgut që zgjodhi problemin serioz dhe tani jam i gatshëm të jap maksimumin për Milanin”, shtoi ai.
Pas dy golave kundër Parmës, Borriello mund të paraqitet të martën në përballjen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, edhe pse Pippo Inzaghi duket se është më i favorizuar në Evropë.