JUVELIVE

02 nëntor 2009

Juventus pas Sagnas

Interesimi i Juventusit për transferimin e një mbrojtësi të djathtë ka shfaqur një objektiv të ri – Bacary Sagna nga Arsenal, ka bërë të ditur e përditshmja sportive italiane Tuttosport.

Drejtori sportiv i Juventusit, Alessio Secco pritet të filloj përpjekjet për transferimin e yllit francez gjatë afatit kalimtar të janarit.

Zdenek Grygera dhe Jonathan Zebina nuk kanë sjell siguri në krahun e djathtë dhe klubi synon të përforcohet në atë pozitë. Juventus së fundi ka krijuar shprehi në transferimin e futbollistëve në janar. Mesfushori Momo Sissoko erdhi nga Liverpool në janar 2008.