JUVELIVE

26 nëntor 2009

Speciale : Topi i artë, dhuratë apo mallkim ?

Për disa, futbollisti i vitit paraqet një arsyje më shumë për çmimet prestigjioze. Për disa, paraqet kulminacionin e sezonit të një lojtari.

Sidoqoftë, disa prej tyre edhe pasi fituan këtë trofe ishin në top formë duke arritur trofenjë me skuadra të tyre, kurse disa të tjerë nuk janë as hija e asaj që kanë qenë…

Topi i artë është zeniti i një viti në konkurencën individuale, por nuk garanton imunitet nga humbja e formës, lëndimet apo mungesë e suksesit. Fituesit e dekadës së fundit janë emra të shquar, disa prej të cilëve shkëlqyen para se ta mirrnin këtë çmimin se pasi që e morrën atë.

Topi i artë sot është një ogur i zi për shumë analistë, ekspertë, dhe njerëz të rëndomtë pasi që ky çmim përfundoi karrierat e shumë futbollistëve.

Rivaldo: Një vit i artë (1999)

Atë kohë kompeticionet në Amerikën Jugore ishin shumë të vlerësuara, dhe Brazili ishe fituese e kësaj gare në vitin 1999 falë Rivaldos. Pesë golat e tij ndihmuan në triumfin e Selecaos, pos kësaj ai shënoi në secilën prej ndeshjeve të Knock Out fazës me një dygolësh në finale.

Ai është zgjedhur futbollisti më i mirë në botë për vitin 1999, dhe konsiderohej talenti më i madh i kohës.

Pas triumfit me Brazilin në kupën e botës në vitin 2002 karriera e tij e mori një goditje të rëndë. Ai pas rënies së formës kaloi tre vite te Olympiacos dhe një vit me AEK Athinën, kurse sot gjendet në Uzbekistan tek skuadra Budyonkor.

Luis Figo : Për një fije floku (2000)

Pas ndrimit të mileniumit, ne ishim dëshmitar të njërës prej garave më dramatike për topin e artë, kur Luis Figo mposhti Zinedine Zidanen për një fije të flokut.

Figo u largua nga Barcelona, dhe u bë galaktik në verën e vitit 2000. Ai te Reali pati sukses duke fituar dy tituj të La Ligas dhe një Champions League. Ashtu si paraardhësit e tij Figo fitoi topin e artë në kohën kur skuadra e tij doli pa tituj. Ai u shpall po atë vit lojtari më i mirë në botë me një titull me Real Madridin në La Liga.

Pasi u largua nga Madridi, Figo fitoi katër tituj të Serie A me Interin, duke kaluar fazën e fundit të karrierës pranë bashkëkombasit Jose Mourinho, para se të penzionohej në verën e këtij viti.

Michael Owen : Premtim i pa përmbushur (2001)

Befasia e topit të artë në vitin 2001 ishte padyshim Michael Owen, një lojtar që fitoi tri tituj në një sezone me Liverpoolin. Golat e tij i dhanë titullin e FA Cup dhe UEFA Cup pas trillerit me Alavesin. Që nga ajo kohë karriera e tij morri tatëpjetëzën.

Njeriu që shkëlqeu në botërorin 1998, ishte konsideruar atë kohë talenti më i madh i të gjitha kohërave, por doli të jetë ndryshe. Sidoqoftë, ai u largua për në Real Madrid një vit para se Liverpooli të fitoj Champions League. Te Reali ai kaloi një sërë lëndimesh dhe pakënaqësish, pra u shkatërua karriera e tij.

Sot atë e gjejmë më shpesh në bankën rezerviste te Man.Utd se sa duke luajtur.

Ronaldo : Rikthehet në majën e botës (2002)

Me siguri se nuk kishte njeri që kundërshtonte dhënien e topit të artë te Ronaldo dhe çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë në vitin kur Ronaldo fitoi kupën e botës me Brazilin në një sulm i cili përbëhej nga fenomenët Ronaldo, Rivaldo, Ronaldinho.

Ronaldo luajti 60 ndeshje me klub në vitin 2002 ku qëlloi rrjetën në 37 prej tyre.

Pas largimit nga Real Madridi i shëndoshë dhe i palumtur, shkoi te Milani, ku u lëndua sërish.

Sot ai gjendet në Brazil duke shënuar gola për Corinthians. Shtypi Brazilian dëshiron ta shoh atë në kampionat botëror por se a do ta shohim versionin 3.0 të Ronaldos mbetet të shihet.

Pavel Nedved : Thjesht i paprekshëm (2003)

Thjesht, në vitin 2003, Pavel Nedved ishte i paprekshëm. Ai ishte forca kryesore e dy titujve të Series A me Juventusin, që ja dhanë çmimin futbollisti më i mirë i Serie A dhe lojtari më i mirë i Champions League.

Njolla e zezë në karrierën e këtij futbollisti është kartoni i verdhë në gjysmëfinalen e Champions League ndaj Real Madridit që e mohoi pjesmarrjen e tij në finale ndaj Milanit, ku fusha qante për të.

Sidoqoftë, ai kompletoi tetë sezone me Juventusin duke mos e tradhëtuar zonjën e vjetër edhe pas skandalit të Calciopolit dhe dërgimit në Serie B. Ai u penzionua nga futbolli muaj më parë, duke lënë prapa 8 sezonë të paharuara me Juventusin.

Andriy Shevchenko : I dështuari (2004)

Sinqerisht, topi i artë nuk është puthje e vdekjes së karrierës, por ka disa raste fatale të dështimit, më i dështuari prej të cilëve Andriy Shevchenko.

Pasi fitoi Scudetton e parë në dekadë me Milanin dhe pasi ishte golashënuesi më i mirë i Serie A, karriera e tij shkoi duke u shkatëruar.

Oksidimi i tij me Milanin kompletohet pas huqjes së penaltisë kruciale që i dha titullin e kampionit të Europës Liverpoolit. Më pas ai u transferua te Chelsea ku ishte dështim total.

Sot Sheva është te Dinamo Kyev ku po tregon se mund të ringjallet edhe pse vështirë të thuhet pas tre golave në Champions League.

Ronaldinho: Në rrugën e ringjalljes ? (2005)

Shumë pyetje shtrohen rreth maestros së topit Ronaldinhos apo siç quhet në Brazil R10. A ka marrë fund? A është ai dembel ? A është ende i uritur?

Duhet pranuar se në moshën 27 vjeçare është e vështirë të përsëriten ato suksese.

Topi i artë në 2005 ishte plotësisht i merituar pasi që fitoi dy tituj të futbollistit më të mirë në botë, dy tituj të La Ligas, kupën e konfederatave me Brazilin që u kurorëzua me titullin në Champions League dhe dy tituj të Copa America.

Pas kësaj karriera e tij aq shumë u lëkund dhe ra posht sa që nuk arriti të siguroj një vend në stolin e Barcelonës para se të largohet për në Serie A. Sezonin e kaluar dështoi të tregohej por sot del se është duke u ringjallur. Ronaldinho i 2009 nuk është as hija e atij të 2005, por shenjat janë inkurajuese.

Fabio Cannavaro : Ndryshim dramatik (2006)

Vera e 2006 ishte një katastrofë e pritjeve për futbollin Italian. La Nazionale, në kampionatin botëror, kishte shkuar rëndë e goditur nga Calciopoli. Por, ndodhi befasia. Azzurët fituan kampionatin botëror, duke pranuar dy gola, një autogol dhe një penalti nën drejtimin e shefit të mbrojtjes Cannavaro.

Topin e artë atë vit e meritoi Gianluigi Buffon por ai për shkak se ishte portier duhej t’ia linte radhën Cannavaros që ishte padyshim mbrojtësi më i mirë në kampionat.

Ai u transferua si zakonisht që bën secili lojtar që fiton topin e artë te Real Madridi. Atje si zakonisht dështoi, ku u kthye kokëulur në Itali te ish skuadra e tij Juventus.

Kaka : Klasi i Champions League (2007)

Nuk ka dyshim se Kaka ishte më i miri në botë në vitin 2007. Klassi i tij lejoi që Milani të hakmerej ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve. Nga mesfusha ai shënoi në CL 10 gola. FIFA mirnjohu këto arritje duke e shpallur lojtarin më të mirë të vitit.

Dyshja perfekte Ronaldo Messi nuk arriti ta rrëzoj poshtë këtë kolos të futbollit. Por, Kaka u transferua te Real Madridi ku pritet të eksplodoj. Ai ende mbetet njëri ndër lojtarët më të mirë në botë.

Cristiano Ronaldo : Dëshira e realizuar (2008)

Futbolli doli jashtë kufive për të përshkruar atë çfarë bëri Ronaldo në vitin 2008 sa ishte te Manchester United. Portugezi shënoi plot 42 gola në të gjitha garat për djajtë e kuq duke marrë mjaft lavdata. Sidoqoftë, gjërat nuk shkuan aq magjishëm në 2009 për CR9. Ai u transferua te Real Madridi ku ende nuk po mund ta gjej veten. U lëndua, dhe qëndroi një kohë të gjatë në stol.

Sidoqoftë, ai ka dështuar ende të tregoj formën e 2008 me atë të 2009, por talenti dhe inovacioni i tij pritet të shfaqen furishëm pas rikthimit nga lëndimi, duke e dorëzuar me gjysmë dëshirë topin e artë te rivali i tij i përbetuar, Lionel Messi që padyshim është sot lojtari më i mirë në botë.

Topi i Artë , siç e shihni është një barrë për të zgjeruar suksesin pas fitimit të tij, nuk garanton asgjë por është njohje që luajte më mirë se të tjerët për një vit.

Përderisa nuk është mirë ta përshkruajmë këtë herë Cristiano Ronaldon si njeriun e haruar, ai nuk vlen asgjë për tu futur në top katërshin e këtij viti, pasi që asnjë lojtar nuk e ka fituar topin e artë dy herë përveç Ronaldos së ‘’ vërtetë ‘’ në vitin 2002.

Kaka nga ana tjetër vitin e kaluar ishte në vendin e tretë për topin e artë edhe pse nuk e meritoi. Këtë vit nuk pritet që të jetë më poshtë se në këtë pozitë.

Vështrimi i fituesve nga maja e suksesit duket të jetë mjaft lakmues, por duhet të dihet një gjë, që suksesi nuk mund të përsëritet aq lehtë dhe shpejtë.

Përkundërazi, gjatë këtyre viteve, është vërtetuar se, më shpesh se sa që nuk ndodh, rruga e vetme është dështimi.

Por, këtë speciale po e përfundoj me një proverb të shkurtër mbi topin e artë… Kur e fiton Topin e Artë në fillim ke suksese, por më pas duhet të provosh për ti ripërtëritur…