JUVELIVE

26 nëntor 2009

Dzeko nuk mendon të largohet nga Bundesliga

Njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm të Bundesligës njëherësh anëtar i kampionit në fuqi gjerman, Wolfsburgut, Edin Dzeko, nuk është i interesuar të kalojë në premierligë. Dzeko sulmues i shkathët, që është ndër më të merituarit edhe për sukseset e skuadrës së tij, ka thënë se është i lidhur ngusht me Wolfsburgun. Klube që ishin të interesuara për të janë të gjitha angleze, si Manchester United, Arsenal, Tottenham dhe Manchester City. “Një largim gjatë afatit kalimtar dimëror nuk do të jetë opsion”, tha Dzeko.