JUVELIVE

26 nëntor 2009

Sergio Ramos : Reali do ta mposht Barcën 2-1

Mbrojtësi i Real Madridit Sergio Ramos ka parashikuar shumë i sigurtë se skuadra për të cilën luan ai do ta mposht Barcelonën në Camp Nou të dielën.
“ Do të isha i kënaqur me një fitore, pra do thoja që do të mbetet 2-1.”
“ Gjithmonë do të ketë tallje kur kemi mardhënie në shoqëri mes lojtarëve, por kurrë nuk është diçka serioze – gjithçka është e njëjtë ekziston vetëm një rivalitet mes Real Madridit dhe Barcelonës. Kam mardhënie të mira me Xavin, Iniestan dhe Puyolin, me të cilët luaj për Spanjën. Të dielën nuk do ti njoh.”
“ Rëndësia e takimit është diferenca e vogël në pikë. Mund ta regjistroni tani diferencën dhe kur përfundon kampionati do të shihni se ky takim mund ta vendos titullin. Ka ndodhur një herë me Capellon, kur fitorja ndaj Barcelonës, na fitoi titullin.”
“ Kjo ndeshje mund të ju ndryshoj vitin, dhe mund të ju jap qetësinë e të mposhturit Barcelonën. Më pas, do të shpërbleheni.” Përfundoi Sergio Ramos.